Kastriot Islami: Rama mes Trump e Erdogan, në dilemë për Izraelin?
Nga Kastriot Islami –
Kjo pyetje drejtohet
• jo se mendimi i tij ka ndonjë vlerë apo rëndësi… sepse askush s’e vë në refene…
• për të parë qartas pozicionin e Ramës, nëse është me Trump apo kundër tij për planin e paqes për Izraelin..
• për të kuptuar nëse Rama në Konferencën e Islamike është pro apo kundër qëndrimit të tyre…
• për të sqaruar publikun nëse Rama është në dilemë mes Trump e Erdogan për Izraelin apo e ka ndarë mëndjen…
• për të qartësuar pozicionin e tij ndonëse ai sheh ëndrra si “lider global” që mund të turbullojë apo qetësojë globin…
• ndonëse askujt s’i shkon mëndja të interesohet për qëndrimin e kryeministrit të vëndit më të korruptuar në Europë, me lidhje të fuqishme me krimin e mafian, ku vidhen votat e kërcënhen votuesit…
• pavarësisht se formimi i tij vlerësohet me nivel të lartë mediokriteti kurse qëndrueshmëria e qëndrimeve rezulton me lëkundje të habitshme e inkoherenca të paprecedenta.
• ndonëse ai cilësohet thjesht një “klloun” që di vetëm të tregojë barcaleta në dreka e darka zyrtare apo një alien që shfaqet me atlete e brekushe në fotot e përbashkta të aktiviteteve…
• për ti treguar se vëndet serioze dhe lidershipi serioz kanë memorie dhe asgjë s’harrohet…
• që shqiptarët të kuptojnë se gafat e marrëzitë e tij kanë dhe do të kenë kosto të lartë për vëndin e tyre, dhe në të tashmen por dhe në të ardhmen e tyre që ju duhet ta paguajnë shumë shtrenjtë…
• që shqiptarët të qartësohen sesi dridhet e përdridhet kryeministri i tyre që ofendoi kandidatin për president të SHBA që më vonë rezultoi president i vëndit…
• për ti kujtuar shqiptarëve sesi delegacioni i Shqipërisë në OKB, i udhëzuar nga Tirana, votoi kundër qëndrimit të SHBA për zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem…e pastaj shkoi fshehurazi në Koferencën Islamike…
• se tani që Shqipëria ka presidencën e OSBE, “lideri global” mendon se mund të maskojë lidhjet e korrupsionit e të krimit me rolin formal që i jepet vëndit drejtues të OSBE, duke u hequr si një promovues i paqes e qetësisë në botë….
• që e gjithë bota mbarë të shohë sesi dridhet e përdridhet lideri global për të maskuar qëndrimin e tij lidhur me propozimin e Trump për paqen ne lindjen e mesme…kur tinëzisht seicilit i deklaron se jam me ju pa qënë me asnjërin…
• për të parë shqiptarët se ku kullot lideri i tyre “karizmatik” ndërkohë që partneri strategjik Trump ka bërë propozimin e planit të paqes kurse partneri tjetër Erdogan ka dalë kundër këtij plani të paqes…
• në këto momente kur lideri global ka programuar të bëjë një vizitë në SHBA të përgatitur nga lobistë të paguar majmërisht për tja shitur shqiptarëve si mbështetje ndaj tij nga SHBA ndërkohë që pazaret duket i bën gjetiu….
• për të kuptuar qartas sa të ndershme janë evokimet e tij për hebrenjtë që nuk lë vënd pa i përmendur sikur të kishin qënë akte të sjelljes së tij…
Ka edhe shumë arsye të tjera përse drejtohet kjo pyetje por boll me kaq, se mund ti digjej mjekra liderit global…
Mediat e shërbimet diplomatike duhet ta pyesin dhe s’duhet ta lejojnë të dridhet e përdridhet që të rrëshqasë si hileqar…
Syri.net, 3 shkurt 2020.
(*) Autori është ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në periudhën 2003-2005