Kastriot Islami: Shqipëria 10 herë më pak teste për banor se vendet e BE?!

Nga Kastriot Islami –

Në Francë, për të kontrolluar më mirë pëndeminë është rritur gjatë këtij muaji numri i testeve ditore…Madje këto ditë të festave të fund vitit kur qytarëve francezë iu është mundësuar një lëvizmshmëri më e madhe, numri i testeve ditore PCR ka kaluar shifrën prej 500 mijë…Më konkretisht në datën 18 dhjetor 2020 numri i testeve ditore ka arritur shifrën prej 502528 teste. Po te kemi parasysh që popullsia në Francë është 65 342 214 rezulton se numri i testeve per 1000 banorë është 7,7 teste për 1000 banorë në 1 ditë. Pak a shumë ky është niveli i testimeve në të gjithë vëndet e BE…

Shqipëria me kokëfortësinë e arrogancën e “menaxherit të Surrelit” për ta mbajtur të ulët shifrën e testeimeve, në datën 18 dhjetor 2020, ka kryer vetëm 2615 teste PCR. Duke patur parasysh se popullsia e Shqipërisë është (sipas ëoldometers) 2 876 299, rezulton se numri i testeve për 1000 banorë është 0,91; ose 8,5 herë më i vogël se në Francë…gjë që mund të thuhet edhe më e përgjithsuar për të gjithë vëndet e BE…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo reflektohet edhe në një parametër tjetër… Me këtë numër të ulët të testeve, pozitiviteti (thënë ndryshe, numri i atyre që rezultojnë “pozitivë” nga COVID-19) është rreth 22,2 përqind kurse në Francë, kjo shifër është rreth 15 përqind… Kjo tregon se shifra e ulët e “të infektuarëve” të deklaruar në Shqipëri është e lidhur me numrin ende shumë të ulët të testeve PCR…

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i shifrave të ulta të të infektuarëve në Shqipëri, duke mbajtur të ulët shifrën e testimeve është thjesht e vetëm manipulim i opinionit publik… Por edhe një manipulim me pasoja për jetën e qytetarëve, që duke shkaktuar keqmenaxhimin e pandemisë con edhe në numrin e vdekjeve nga COVID-19…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?