Kastriot Islami: Shqipëria ka nevojë për OSBE… OSBE ka nevojë për Liderin Global…

Nga Kastriot Islami*
Shqipëria, vëndi kandidat i BE dhe anëtar i Nato është vëndi i vetëm nën monitormin e OSBE për shkak të problemeve të shumta e qeverisjes së korruptuar e të inkriminuar dhe që mesa duket për mrekulli të Liderit Global apo të Guide Supreme, gjendet në krye të OSBE. Ky duhet konsideruar momenti ndoshta më legjendar dhe me shpresë i vetëm në historinë e OSBE. Moment të cilin 57 vëndet e OSBE duhet ta shfrytëzojnë me efikasitet maskimal se s’ju vjen më asnjëherë tjetër në dorë. Më konkretisht, vëndet e OSBE kanë nevojë të mësojnë nga Lideri Global sesi të:

• ndihmon diplomacia e kavjarit, marijuanës, kokainës e parave të pista për tu bërë Lider Global e drejtues i OSBE…
• kthehet në drejtues të OSBE një vend antidemokratik, I korrptuar dhe në krizë e që s’bën dot zgjedhje të lira…
• shpërfillësh mendimet e bashkëbiseduesve duke bërë zhgarravina e duke mos i dëgjuar asnjëherë…
• mahnitësh drejtuesit e OSBE me ekspozitat e zhgarravinave, koshin e basketbollit apo modelin e mjekrës
• argëtosh me batuta bajate e barcaleta banale drejtuesit e vëndeve të OSBE në drekat e tyre zyrtare…
• paraqitesh me atlete e brekushe në ceremonitë zyrtare drejtuesit e lartë të vëndeve të OSBE…
• transformohet në moderator e lider të krizave globale drejtuesi i një qeverie të dështuar e qesharake…
• kërcënohet siguria e destabilizohet rajoni duke bërë aleanca me strongmenët e vëndeve të tjera…

dhe që për më tepër që lidershipi i saj ka treguar me prova e fakte të pakundërshtueshme sesi të:

Swiss Digital Desktop Reklama

• pengohet një vënd për të avancuar në rrugën e anëtarësimt në BE…
• shëprfillë vendimet e organizmave ndërkombëtarë duke ato kërcënuar me projekte ultranacionaliste..
• hedhë në erë sigurinë e stabilitetin e rajonit për interesat e karrikes së tij…

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër OSBE ka nevojë të mësojë përsa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme sesi të

• blihen votat dhe sesi kërcënohen votuesit për më shumë siguri e stabilitet…
• manipulohet disa herë rezultati i zgjedhjeve dhe asgjë të mos ndodhë…
• kontrollohet shumica në parlament dhe si krijohet opozita fasadë…
• bëhen zgjedhjet pa kandidatët opozitarë e fitohen 100% të bashkive…
• ofendohen e goditen fizikisht në parlament deputetët e opozitës për tju mbyllur gojën…
• futen në parlament dhe vendosen në krye të bashkive kriminelët e banditët për më shumë siguri…
• rrihen e gakosen protestuesit dhe ju hidhet gaz paralizues grave e fëmijve që të mos reagojnë
• mashtrohen e gjënjehen qytetarët më premtime elektorale e shfaqje prej klouni…
• nxiten qytetarët të emigrojnë për të shpëtuar popullsinë e vjetëruar të vëndeve perëndimore…

Në fushën e transparencës së qeverisjes e promovimit të fjalës së lirë, vëndet e OSBE duhet të mësojnë sesi të:

• akuzohet media kazan, ofendohen analistët si kadrinjë, mbyllen portalet e censurohet media…
• hapet një televizon kryeministror që përmes gjuhës së urrjetjes s’lejon askënd tjetër të flasë…
• gatuhet në kuzhinën kryeminstrore i gjithë dizinformimi që ju shëprndahet medias klienteliste…
• vendoset nën kontroll media e ngrihen polet klienteliste të drejtuara nga manjatët e medias…

Kurse për të mësuar sesi të garantojnë stabilitet e siguri vëndet e OSBE duhet mësojnë sesi të:

• vihen nën kontroll bizneset, media e shoqëria civile, për tu drejtuar nga një dorë të vetme…
• vihet nën kontroll sistemi gjyqsor për të më shumë drejtësi për të ndëshkuar kundërshtarët…
• lihet vëndi pa kushtetutë e pa gjykatë të lartë, dhe i hiqen komptencat presidentit…
• vihen nën kontroll të gjithë institucionet kushtetuese…
• lejohen drejtuesit e lartë të shtetit të bëjnë jetë luksoze pa ju futur një gjemb në këmbë..
• goditen e margjinalizohen njerzit e aftë e të ndershëm nga injorantët, hajdutët, kriminelët, kukullat…
• pastrohen paratë e pista nga drejtuesit e korruptuar në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare…
• maskohet një qeveritar i akuzuar nga OSBE si miliarder për tu shfaqur as i varfër e as i pasur…
• kultivohet drogë në të gjithë vendin, madje edhe me ndihmën e policisë, dhe askush nuk flet…
• kthehet në vënd kryesor i trafikut të drogave të forta me ndihmën e qeveritarëve të lartë e policisë…
• shkatërrohet sistemi shëndetsor përmes PPP-ve e tenderave korruptivë…
• vidhet prona publike e buxheti i shtetit përmes PPP-vë për më shumë siguri e stabilitet ekonomik…
• pasurohen oligarkët dhe varfërohen varfërit për të nënshtruar qytetarët…

(*) Autori është ish-Ministër i jashtëm i Shqipërisë në vitet 2003-2005

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?