Kë duan shqiptarët të shohin ministra të qeverisë ”Rama 3”? Më e pëlqyera mbetet Ogerta Manastirliu
Nesër në orën 10:00 do të mësohen emrat e qeverisë ”Rama 3”.
Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojnë ta shohin sërish në kabinetin qeveritar. 10% e tyre në sondazhin e ”Euronews Albania” e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën.
6.5% e qytetarëve preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ”Rama 3”, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.
Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko (6% pro).