Kë frikëson dënimi i Berishës? Analisti: Lajm jo i mirë, por steka është ngritur shumë lart…

Analisti Roland Qafoku, thotë se të gjithë politikanët të cilët mund të kenë “bërë duart pis” ndihen të rrezikuar. Kjo deklaratë vjen pasi Sali Berisha është pa imunitet dhe përballë shkruarjes në masën e sigurisë ”arrest shtëpi”. Ai tha se gjithsesi arrestimi i tij nuk do të ishte një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi ai ka dominuar politikën shqiptare për 32 vite.

“Kjo e tronditi politikën, por nga ana tjetër nuk është një lajm i mirë. Shqipëria politike me kryetarin e opozitës në burg. Ai njeri e ka dominuar politikën për 32 vite. Kur të shkruhet historia nuk do të na vijë mirë si nuk na vjen mirë që Fatos Nano ishte në burg, që ish-kryeministri Vilson Ahmeti ishte në burg. Nuk na bën nder ne kjo, që kryetari i opozitës të futet në burg, të lihet në arrest shtëpie”,-tha në ”Euronews Albania”.

I pyetur nëse kjo është lajm i mirë për drejtësinë Qafoku tha: “Steka është ngritur aq lart sa çdo politikan që mund t’i ketë bërë duart pis duhet të gjejë vend e të futet, se kur u godit Sali Berisha çfarë mund të pritet nga politikanë të tjerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?