Kë njeh PS-ja si kryetar të PD? Nënkryetarja e Kuvendit: Ata po bëjnë një lojë

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj flet për situatën në PD dhe kë njeh mazhoranca si kryetar, në një kohë që sot në orën 17:00 nis seanca e parë në Kuvend për vitin 2024. Felaj u shpreh se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, por i takon deputetëve që të deklarohen.

“Ne jemi kujdesur për të mos u shprehur se nuk i takon Kuvendit të shprehet se ku është njëri dhe ku është tjetri, i takon deputetëve që të deklarohen.

Opozita për ne është kundërshtarë e jo armiq. Është një lojë që ata po e bëjnë mes vetes për interesat e tyre, por ne nuk na takon të ndërhyjmë”, u shpreh Felaj në ”News 24”.

SHKARKO APP