“Ke paguar 75 milionë euro për mafien e plehrave”, Basha i përgjigjet Ramës: Boll me vjedhje e kakarisje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi  Rama lidhur me vendosmërinë e tij dhe të qeverisë që ai drejton për inceneratorët.

“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!”, deklaroi në replikën e tij përmes rrjeteve sociale, kryedemokrati Lulzim Basha.

SHKARKO APP