Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili do jetë deputet në parlament?

LSI në zgjedhjet politike mori goditje nga PS, por dhe nga aleati kryesor PD. Faktet flasin se komisionerët e PD bashkëpunuan me komisionerët e PS duke vjedhur e sakatuar LSI.

Tani jemi para faktit se LSI ka marrë 4 mandate deputeti me 117 mijë vota, ndërkohë që Tom Doshi me 32 mijë vota merr 3 mandate deputeti.

LSI ka marrë mandat në Shkodër me Agron Çelën, e kjo falë vetë kandidatit. Në Tiranë dy mandate, lista me tre të parët është si vijon: Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Ndërsa në Fier LSI ka marrë një mandat, ku e para është Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj e dyta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rregull Monika Kryemadhi do të vendosë se ku do ta marrë mandatin e deputetit. Në Fier, nëse vendos ta marrë, atëhere ikën Kejdi Mehmetaj dhe në Tiranë e merr mandatin automatikisht Petrit Vasili. Nëse Kryemadhi vendos të jetë në Tiranë, digjet Vasili dhe fiton Mehmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi mbetet në dorën e kryetares së LSI, e cila duhet pranuar se bëri një fushatë ekselente, por politika dhe fushata elektorale në Shqipëri ka surpriza!

Me sa duket Monika Kryemadhi ndodhet në dilemë të madhe: Të vendosë për rininë, pra për Kejda Mehmetaj apo për partinë që emri VIP mbetet Petrit Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?