Këlliçi: Basha privilegjoi aleatët në zgjedhje, më 17 korrik bëhet një analizë e thellë
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili është dhe një nga kandidatët që mori më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit, flet në lidhje me kandidatët për kreun e PD-së dhe fatin e tyre politik në këtë parti. ”Ata janë shprehur publikisht se nuk do të tentojnë të largohen nga PD. Ata kanë thënë që projektin do të vijojnë në PD. Ky është vendim i marrë. Personalisht mendoj se ne nuk kemi mundësinë dhe luksin për të humbur asnjë demokrat”.
Pas zgjedhjeve për kandidatin për kryetar të PD-së, Këlliçi nënvizon se PD-ja ka dalë edhe më e bashkuar. ”Në raport me gjithë mbarëvjatja e procesit rezultati nuk lë vend për diskutime, ka pasur ecurinë e tij, ka pasur ankesa të gjithë kanë marrë përgjigje nga Komisioni Zgjedhor. Në fund të procesit kemi dalë të gjithë të bashkuar. Zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë konteshtim besoj se ky është një sinjal i qartë që kjo është tejkaluar”,- tha për ”Report TV”.
Më 17 korrik, kreu i FRPD-së thekson se do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. I pyetur nëse do të ketë një analizë edhe për performancën e aleatëve, Këlliçi theksoi se kjo nuk duhet lënë menjëanë, pasi ato kanë qenë më të privilegjuarit në Partinë Demokratike. Sipas tij, nëse në vende të caktuar do të kishte kandidatë të PD-së, do të kishin një performancë më të mirë se aleatët në zgjedhje.