Këlliçi me demokratë të ”Unazës së Re”: Përkrahës të ndryshimit, qëndrestarë të Tiranës

Kandidati i PD-së që fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi, po ashtu edhe një ndër kandidatët të më votuar, këtë të martë ka zhvilluar një takim me banorët e Unazës së Re, ku i falënderon dhe i quan përkrahës të ndryshimit dhe qëndrestarë të kryeqytetit. ”Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar! PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë! Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin”,-shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!

Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!

Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!

Për njëri-tjetrin!

Për një Shqipëri demokratike!

SHKARKO APP