Këlliçi: Policia në protestë bashkë me qytetarët kundër organizatës kriminale të Rilindjes

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi flet për protestën e opozitës më 16 shkurt

Intervistoi: Jonida Halili

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një interviste për “Koha Jonë” flet për protestën 16 shkurtit dhe mënyrën sesi opozita do të largojë qeverinë “Rama”. ” Qytetarët e bashkuar do t’a largojnë Edi Ramën me hir apo me pahir. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të mbeten më peng i një individi që e trajton vendin si plaçkë për t’a vjedhur”,- thotë ai. Kreu i FRPD ka një mesazh dhe për Policinë e Shtetit dhe rolin e saj gjatë protestës. Ai shprehet se sot gjithë punonjësi e forcave të rendit janë tradhëtuar nga kjo qeveri dhe “ata do të jenë bashkë me qytetarët, bashkë me studentët në protestë kundër krimit që është bërë një me Edi Ramën”.

Të shtunën si do ta rrezoni Kryeministrin?

Siç e keni ndjekur gjatë këtyre ditëve, por dhe me herët ka një padurim të qytetareve për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë modelit të tij të të bërit politikë. Modeli Rama është modeli i një organizate të strukturuar kriminale. Mori kriminelët, i mblodhi kudo ku ishin, i përdori për të ardhur në pushtet dhe pastaj ua dorëzoi qeverisjen atyre. Trafiku i drogës, korrupsioni, shërbimi ndaj krimit, lirimi i kriminelëve nga burgu dhe burgosja e qytetareve për 3 mijë lekë drita është modeli i qeverisje së Edi Ramës. Ditë për ditë shihni në ekranet e televizioneve dhe raportimet në faqet e gazetave për dhjetëra biznese që mbyllen, qindra qytetarë që largohen, mijëra shqiptarë që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve. Përgjimet zyrtare të prokurorisë tregojnë si u blenë votat me ndihmën e krimit. E shikoni ç’ndodh tek unaza e re?! Po nxjerrin mijëra qytetarë në rrugë për të vjedhur 20 milionë euro për një km rrugë. Makutëria ka arritur kulmin! Prandaj shqiptaret janë derdhur nëpër rrugë për të pritur Bashën si e vetmja zgjidhje. Një qeveri nuk rri dot në pushtet pse e mbështesin 20 grupe kriminale e ndërkohë ka 3 milionë shqiptarë kundër. Qytetarët e bashkuar do t’a largojnë Edi Ramën me hir apo me pahir. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të mbeten më peng i një individi që e trajton vendin si plaçkë për t’a vjedhur.

Asnjë diktator nuk i ka rezistuar dot popullit dhe këtë s’do ta bëjë dot as Edi Rama. Nëse i ka mbetur sado pak logjikë, ai duhet te largohet sa më parë, sepse do të ketë dhe koston më të ulët personale.  Qytetaret do qëndrojnë dhe nuk do të dorëzohen pa u larguar Edi Rama. Partia Demokratike, opozita do të jenë aty me ta për ta dhe për Shqipërinë e së nesërmes.

Nëse kryeministri përdor forcën me policinë, si do reagoni?

I frikësuar dhe në panik Edi Rama po mundohet që përmes mercenarëve të tij në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit të trembë njerëzit e të përhapë panik. Qytetarët duhet të jenë të qetë se krimi është në zyrën e Ramës dhe me Ramën dhe nuk është me qytetarët e as me opozitën. Kriminelet janë duke kërkuar bashkë me Ramën vrima miu për tu futur, për t’i shpëtuar drejtësisë së pakapur, që do të vijë bashkë me largimin e Ramës nga politika. Policia e ndershme që është shumicë, burrat dhe gratë në uniformë janë po aq të dhunuara sa qytetarët e thjeshtë. Rasti i Dritan Dajtit tregon se forcat e rendit janë tradhtuar në misionin e tyre. Ata do të jenë bashkë me qytetarët, bashkë me studentët në protestë kundër krimit që është bërë një me Edi Ramën.

SHKARKO APP