“Këmbana bie çdo ditë”/ Bardhi sjell rastin tragjik të 53-vjeçarit: Shëndetësia, dështimi i madh i Ramës

Shëndetësia është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.

Kështu shprehet sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook.

Teksa sjell rastin e 53-vjeçarit nga Ndroqi Lutfi Çekiri, numri dy i selisë blu thekson se, sistemi është i rrënuar, ndërsa stafet mjekësore janë të keqpaguara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi: Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

• Ilaçet nuk janë të sigurta.

• Sistemi është i rrënuar.

• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.

• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

Denonco, shpërndaje këtë video.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?