”Keni 100 ditë kohë të gjeni të infiltruarit”, Spaho: Policia po përdoret nga trafikantët

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama i la 100 ditë kohë drejtuesve të policisë për largimin e atyre efektivëve apo drejtuesve që luajnë me dy porta. Deputeti i zgjedhur i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho, thotë se ultimatumet janë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve. Po ashtu ai thekson se gjendja e policisë nuk mund të rregullohet brenda 100 ditëve, pasi në krye të saj qëndrojnë ata që bashkëpunojnë me klanet e drogës.

”Është një këngë e vjetër që e kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve, reformat e shumta që duhet të realizoheshin me kohë. Ç’të mbjellësh do korrësh, po vure në krye të policisë ata që bashkëpunojnë me klanet e drogës, me trafikantët sigurisht që do të jesh në këtë gjendje.

Edhe këto që bëhen edhe ultimatumet që jepen nuk jepen me synim për përmirësimin e gjendjes, por për të gënjyer qytetarët, me u hedh hy syve se po bëhet diçka për të përmirësur rendin.

Ka dashur që në 2016 të mbillnin drogë, me ndërhyrjen dhe mbështetjen e forcave të rendit e përdorën policinë, si transportuese, si roje, si të gjitha format e funksioneve që dëshironin trafikantët që policia të bënte.

Pra nga kjo lloj policie, ti vërë sa të duash afate 100 ditë, 1000 ditë, nuk zgjidh dot gjë, sepse është kalbur piramida që zgjidh këtë gjë, nga ata civilët që kryejnë mbikëqyrjen politike, deri te drejtuesit direkt të policisë. Çfarë do presësh nga Ardi Veliu se do të reformojë këtë polici nëse jemi te gjendja që policisë o jepet ultimatum të ndryshuar gjendjen”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP