Shkresa e deputeteve/ Kërcënimet ndaj kryeprokurorit, PS: Llalla, Çako dhe kreu i SHISH të raportojnë

Dy deputetë socialistë shprehen të shqetësuar për kërcënimet ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj i kanë kërkuar Komisionit të Sigurisë të trajtojë me prioritet këtë cështje.

Xhemal Qefalia e Arben Çuko i kanë bërë drejtuar një letër kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho që të thërrasë në një seancë dëgjimore kryeprokurorin për të dhënë sqarime mbi këto kërcënime që ka shkruar media kohët e fundit.

Dy deputetët kërkojnë që të thirret dhe kreu i policisë së Shtetit Haki Çako dhe kreu i SHISH Visho Ajazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKRESA E DEPUTETEVE

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zhvillimet e ditëve të fundit në vend, jemi vënë në dijeni nga media e shkruar dhe ajo vizive mbi kërcënimet serioze të adresuara në drejtim të prokurorit të përgjithshëm.

Në gjykimin tonë, kjo përbën një ngjarje të rëndë që cënon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e çdo qytetari për sigurinë publike dhe kërkon vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe ato ligjzbatuese.

Sa më sipër, mbështetur në nenin 19, 33/1 paragrafi 3 si dhe neni 36/1 i rregullores së Kuvendit kërkojmë nga komisioni të organizojë një seancë dëgjimore me qëllim informimin e komisionit mbi shqetësimet e bëra publike me drejtuesit e institucioneve:

Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla

Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika

Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Cako

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?