Kërcënimi i Bashës, deputetja e PD padi te Krimet e Rënda

Faktohet edhe me një padi kërcënimi që ka ardhur në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha nga Emiljano Shullazi.

Ka qenë një deputete e demokratëve që ka bërë një kallëzim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ajo ka bërë të ditur se në telefonin e saj ka ardhur një kërcënim në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, personi që i ka nisur në telefon mesazhin kërcënues i ka thënë se ishte Emiljano Shullazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas marrjes së padisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka deleguar dosjen në Policinë e Tirans për të nisur hetimet.

Ndërkaq kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka zhvilluar dy takime urgjente me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kreun e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Në qendër të takimit ka qenë pikërisht kërcënimi i bërë ndaj Lulzim Bashës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?