Kërcënimi me jetë i ish-kryebashkiakut të Leskovikut, PD: Para ligjit bandat e Peleshit
PD ka dënuar ngjarjen, ndërsa ka akuzuar se gjithçka bëhet nën nxitjen e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.
Ndër të tjera PD i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me këtë ngjarje, duke nxjerr sipas tyre para ligjit bandat e Peleshit.
“Partia Demokratike dënon kërcënimin me jetë të ish-kryetarit të Bashkisë, Leskovik, Fatmir Guda, një akt kriminal qartazi me sfond politik dhe me nxitjen e zv-kryeministrit, Niko Peleshi. Zoti Guda një anëtar dhe aktivist i Partisë Demokratike, mori kërcënime të përsëritura gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kolonjë, por kulmi arriti dy ditë më parë kur bandat e lidhura me pushtetin i vendosën pistoletën në kokë. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë me shpejtësi këtë rast të rëndë, këtë kërcënim kriminal dhe të nxjerrë para ligjit bandat e Peleshit.”, citohet në reagimin e PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

