Kërcënohet Lulzim Basha, Berisha: Akt i shemtuar kriminal i Ramës

Në një postim në rrjetin social facebook ish kryministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërcënimet e Emiliano Shullazit ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Berisha shkruan se ky ësht akti i parë në 24 vite që një bandit i qeverisë sapo percillet nga zyrat e saj, në zbatim të porosisë apo kushtit të lirimit, i dergon nëpërmjet eksponenteve opozitar kryetarit të opozites mesazhe kërcënimi me aludim jetën e tij. Më poshtë komenti i plotë i ish kryeministrit në rrjetin social.

"Vetem dy ore pasi u largua i lire dhe me nderime nga zyra e drejtorit te policise se Tiranes pasi u prishen te gjitha provat e gjetura ne makine e tij, iu dorzua edhe telefoni celular, Eurot etj, Shullazi i PS kercelliti dhembet e krimit dhe i dergoi kercenimin e porositur, tashme jo Artur Çanit apo T. Doshit apo B. Plakut apo ndonje kundershtari tjeterte Rames dhe Tahirit, por direkt kryetarit te opozites z. Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetare, ky eshte akti i pare ne 24 vite qe, nje bandit i qeverise sapo percillet nga zyrat e saj, ne zbatim te porosise apo kushtit te lirimit, i dergon nepermjet eksponenteve opozitar kryetarit te opozites mesazhe kercenimi me aludim jeten e tij. Te dashur miq eshte rasti t'i themi Edi Rames sa vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Kercenimi nga ana e Kostandineve te tu e kryetarit te opozites eshte kercenim personal direkt per cdo demokrat te ketij vendi, per jeten dhe idealet e tyre, eshte kercenim per vlerat e demokracise te cdo qytetari e qytetareje te ketij vendi qe do te jetoje ne paqe ne Shqiperi.

– Mbaje mend dhe mos harro se ne nuk merremi me Kostandinet dhe hanxharet e tu te tjere te krimit, por ne e marrim kercenimin me jete te Kryetarit te PD, pra kercenimin me jete ndaj cdo demokrati dhe demokrateje, si kercenim dhe si veper te zeze direkt personale tenden.

– Se fundi, Edvin Kristaq Rama merre si te duash, por po te paralajmeroj se ndaj çdo cenimi, ndaj çdo akti kunder cilitdo anetar te opozites do te kete per ne nje dhe vetem nje pergjegjes, nje dhe vetem nje autor dhe ky pergjegjes, ky autor do te jesh vetem ti. Ne ketu jemi", shkruan Berisha në facebook

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?