Kërcënuesit e gazetarëve, Basha: I njohim, të lidhur me narkoministrin!

Nga Lulzim Basha

Kërcënimi i gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja pasi ata zbuluan dhe transmetuan në ekranin e Neës 24 parcelat me drogë që ruheshin me armë në Korcë, është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme.

Ky është reagimi i krimit që i kishte rregulluar punët me narkoministrin dhe vartësit e tij, por që iu prish terezia nga kurajo e medias. I paralajmëroj këta zuzarë, me apo pa uniformë se i njohim me emër dhe mbiemër, ne dhe partnerët tanë, dhe se do ta paguajnë shumë shtrenjtë cdo kercënim mafioz ndaj medias dhe qytetarëve që denoncojnë aferat kriminale të narkoshtetit brenda shtetit. Ora e llogarisë para ligjit po afron.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për të vënë para ligjit e prapa hekurave autorët, porositësit dhe bashkëpunëtorët e këtij akti mafioz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve dhe mediave që denoncojnë krimin e veshur me pushtet dhe që luftojnë për një vend të cliruar nga sundimi i drogës dhe i krimit. Ne ndajmë të njëjtat vlera me ta dhe i inkurajojmë fuqishëm te vazhdojmë së bashku këtë betejë në shërbim të një Shqipërie të pastër dhe të denjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?