Kërkesa e Berishës, përgjigjet Balla: Mos u merrni me tullumbacet populiste të një politikani që i ka mbaruar koha
Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, pas kërkesës së tij që të largohet ambasadori rus në Shqipëri. Lidhur me kërkesën edhe të Presidentit Zelensky për mos pritjen e turistëve rusë në Shqipëri, Balla tha se nëse kjo do të dëmtojë agresorin, do të merren masa.
”Nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri, politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin të vijnë me propozime që nuk kanë asnjë vlerë. Agresioni i pajustifkueshëm rus në Ukrainë e ka bërë botën më të bashkuar kundër Rusisë.
Do t’u kërkoja që të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha. Për mua nuk ekziston Berisha.
Rusia një agresor kundër Ukrainës, dhe masat janë marrë në favor të sanksioneve kundër Rusisë. Nëse kjo do të dëmtojë agresorin, turistët ruse, do të marrim masa. Por ne nuk komentojmë dhe t’u japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Në pamundësi për tu bërë relevant, Saliu mbush tullumbace dhe i lëshon”.