Kërkesa e PD, Vasili: Zgjedhjet nuk mund të shtyhen pa arsye
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar kërkesën që ka ardhur nga zyrtarë të PD-së për shtyrjen e datës së zgjedhjeve derisa të arrihet votimi dhe numërimi elektronik.
Gjatë intervistës në rubrikën “5 minuta” në Report Tv, Vasili theksoi se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm për arsye madhore dhe se votimi elektronik nuk është i këtij niveli. “Datat e zgjedhjeve janë të vendosura në Kushtetutë. Zgjedhjet shtyhen për rrethana madhore. Mënyra e numërimit është ose elektronik ose jo elektronik. Nuk është një kusht madhor. Data e zgjedhjeve nuk ka pse të shtyhet për këtë arsye. Pjesa më e madhe e vendeve europiane nuk kanë votim dhe numërim elektronik”, u shpreh zyrtari i lartë i LSI.
Sa i përket listave të hapura, një tjetër propozim i refuzuar nga Taulant Balla i PS-së, me justifikimin se do të cenohej barazia gjinore, Vasili tha se kjo është një hamendje dhe jo argument.
“Kjo që thotë Balla është një hamendje. Hamendjet nuk janë një objekt diskutimi. Procesi nuk mund të afektohet nga preferenca. Ne gratë dhe vajzat nuk i kemi futur për fasadë, por për vlerë, tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

