Kërkesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Nurellari: Kërkon që të zbusë revoltën e opozitës

Zgjedhjet e 25 prillit kanë fitues Edi Ramën dhe PS-në, por certifikimi është ende larg. Lidhur me situatën, ku opozita ka denoncuar me fakte për vjedhje dhe deformin të votës, ku edhe Rama i kërkon PD-së bashkëpunim, por politologu Adri Nurellari thotë se kjo kërkesë është tërësisht e pasinqertë, pasi për 8 vite e ka shtypur me forcën e kartonin opozitën. Nurellari tha se Rama e bën këtë për të zbutur revoltën e opozitës për procesin zgjedhor kur janë parë shembuj në media për manipulime dhe blerje votash.

”Kjo kërkesë e Ramës është tërësisht e pasinqertë, pasi e kemi parë kryeministrin për 8 vite se si e ka shkelur opozitën me kartonët që ka pasur. Edhe javën e fundit e shkeli me fletën e votimit duke miratuar atë që donte. Nuk mund të besohet se tashmë ka një ndryshim qëndrimi nga Rama. Kjo bëhet edhe për të zbutur revoltën e opozitës për procesin zgjedhor. Ne kemi parë shembuj tashmë në media për manipulime dhe blerje votash. Rama do që ta mbyllë këtë kapitull dhe të ecë para se ka diçka për të fshehur”,-tha për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, ai thekson se ky është momenti ku opozita mund të sigurojë nga Rama një lloj sensi përgjegjësie dhe reflektimi. ”Ky është momenti ku opozita mund të sigurojë nga Rama një lloj sensi përgjegjësie dhe reflektimi, e mund të kërkojë gjëra më objektive se sa ndarja e pushtetit. Mund të kërkojë ndëshkimin e blerjes së votës, sepse kjo çështje është shumë më e rëndë. Nuk mendoj se çështje e pushteti është një gjë prioritare në këtë pikë”.

SHKARKO APP