Kërkesa e Ramës për shkarkim. Meta: Mos u merrni me shashka, shihni çfarë ka ndodhur me zgjedhjet

Kreu i shtetit, Ilir Meta kërkoi sot nga politika dhe media që të mos largojnë vëmendjen nga procesi zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Meta tha se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, pasi pas numërimit është procesi i ankimimit në gjithë institucionet.
“Është mjaft e rëndësishme që të hetohet çdo fletë e pavlefshme. Është normale që një qytetar nuk shkon të votojë, por nëse dikush shkon të votojë, rri me orë në radhë dhe vota e tij del e pavlefshme, kjo është e pafalshme”,- tha Presidenti Meta.
I pyetur për kërkesën e Edi Ramës për shkarkim të kreut të shtetit, Meta tha se mediat dhe qytetarët duhet të merren me problemet e zgjedhjeve dhe jo me shashka.
“Mos u merrni me shashka, as me shkarkime dhe debate për dorëheqje. Kemi një proces zgjedhor që duhet ndjekur deri në fund. Ilir Meta nuk ka qenë në zgjedhje, as kandidat dhe as subjekt politik. Në të ardhmen ndoshta do të keni mundësi të shihni sa vota merr Ilir Meta”,- tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?