Kërkesa e Ruçit, Meta mbledh sot Këshillin e Mandateve

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se sot, në orën 18:00, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kjo mbledhje bëhet me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Zyra e shtypit njoftoi se sot rreth orës 18:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores, për të interpretuar propozimin e Gramoz Ruçit. Socialistët në fakt kërkuan nga mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Sipas Ruçit duhej të njoftohej Kuvendi që këtë të enjte për projektligjet që Komisionin i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka hartuar, me qëllim shqyrtimin e tyre gjatë muajit korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht kreu i Kuvendit nuk i ktheu përgjigje letrës publike të Gramoz Ruçit. Në vend të kësaj, ka thirrur Këshillin e Rregullores për të marrë vendim. Për Partinë Demokratike kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit. Opozita ka vetëm një kusht për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe ky është zbatimi i rekomandimit 88 të Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?