Kërkesat për referendume, KQZ rrëzon propozimin e PS
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që në mbledhjen e Komisionit të ishin prezente dhe grupet nismëtare, që kanë kërkuar referendumin, pasi kjo lidhet me një çështje shumë serioze.
“Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë e PD-së për shpalljen antikushtetuese të ndarjes së re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së”, u shpreh juristi Gjonçaj.
Por, propozimet i tij u kundërshtuan nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti.
Sipas tij, pretendimi i Gjonçajt, që kërkuesit të jenë prezentë në sallë nuk përbën një detyrim ligjor. Ndërsa sa i takon çështjes së Kushtetueses, Kosovrasti tha se PD ka kërkuar shfuqizimin e ligjit për ndarjen territoriale si
antikushtetues.
“Lidhur me kërkesën për referendum qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre”, nënvizoi përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Pas propozimit të PS-së, administrata e KQZ-së mori 15 minuta kohë per t’u shprehur lidhur me pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për referendum.
Më 30 tetor një grup prej 15 nismëtarësh depozitoi në KQZ kërkesën për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi vendor, në nivel të njësisë bazë të qeverisjes vendore.
KOHA JONË SONDAZH

