Kërkoi lirinë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë ditën e sotme (19 nëntor) kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha, për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

SHKARKO APP