Lulzim Basha takim me Kryeprokurorin Llalla. Kërkon penalizimin e Dakos

Pas deklaratës ku kërkoi nga Durresi shkarkimin e kryebashkiakut Vangjush Dako nga ana e kryeministrit Rama, kreu i PD Lulzim Basha është drejtuar për në Prokurorinë e Përgjithshme, ku mësohet se do të bëjë dhe kallezim penal ndaj Dakos.

Me herët, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako duke e akuzuar për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, ndërsa kryeprokurorit i kërkoi  nisjen e hetimeve për konspiracion kriminal në favor të krimit.

Kërkesën e komunikoi në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha pas një mbledhje urgjente që pati me krerët e strukturave të PD në Durrës, këshilltarë e djathtë dhe deputetët e këtij qarku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: “Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit.Vangjush Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe për këtë arsye këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur ti kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Dakos në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimet për konspiracion kriminal të kryebashkiakut Dako në favor të krimit.

Sipas Bashës, Rama është kthyer në një vegël të kriminelëve, të cilët i përdori më herët për të ardhur në pushtet.

Basha: Kur krimi bashkohet me politikën vriten liria, shpresa dhe fatet e njerëzve.Shoqëritë ku politikën e dominon krimi janë shoqëri që vdesin, vuajnë, mbeten injorantë dhe e kërkojnë zgjidhjen vetëm në emigrim.Sikurse e kanë treguar qartë, rastet e Lul Berishë, Klement Balilit, Elvis Roshit, Armando Prengës, Artur Bushit, Tërmet Peçit, etj, njerëzit dhe organizatat kriminale përbëjnë sot një nga shtyllat kryesore mbi të cilën mbahet në këmbë qeverisja e Edi Ramës.Rama ka humbur çdo lloj kontrolli mbi institucionet dhe pushtetin e ligjshëm dhe tashmë është vegël dhe peng i disa prej kriminelëve dhe interesave më të fuqishme kriminale.Rama i përdori kriminelët për të marrë pushtetin politik, tani ata po e përdorin Edi Ramën për të fuqizuar pushtetin e krimit.

Basha apeloi qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar të ushtrojnë presion ndaj kryeministrit Rama për të luftuar krimin.

Basha: Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për ti bërë presion Edi Ramës që të marrë përgjegjësitë e vendit ku është ulur për të luftuar krimin. Krimi nuk njeh ngjyrë, nuk njeh palë politike, vret dhe shkatërron njësoj si demokratët dhe socialistët.

I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë të ushtrojnë gjithashtu trysni ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për ta detyruar atë të marrë veprime të menjëhershme kundër krimit të organizuar dhe për të filluar urgjentisht procesin e dekriminalizimit të politikës.Krimi i organizuar në Shqipëri është sot një rrezik për të gjithë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?