Kërkonte lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën. Mbetet në izolim në banesë
Sali Berisha këtë festë të Fiter Bajramit do ta festojë brenda katër mureve të shtëpisë.
Këtë të martë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Prej më shumë se 3 muaj në ”arrest shtëpie”, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.
Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezin, gjithashtu në ”arrest shtëpie”, në përfitimin e pronave të truallit. Malltezi më pas ndërtoi komplekse pallatesh në atë tokë.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.