Kërpaçi: Papunësia, arsyeja kryesore e largimit të të rinjve

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi shprehet se papunësia është arsyeja kryesore e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Në një reagim në Facebook, Kërpaçi deklaron se projektet e qeverisë “Rama” ndaj të rinjve kanë qenë gjithmonë mashtrime, siç ishte dhe premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Postimi i plotë në Facebook i Floida Kërpaçit:

“Papunësia në Shqipëri është një ndër arsyet kryesore të largimit masiv të të rinjve!

U premtua hapja e 300.000 vendeve të punës, por në fakt ishte vetëm një mashtrim nga Rilindja! Në takimet e mia të përditshme me të rinjtë, por jo vetëm kuptoj që ka një ndjenjë të thellë mosbesimi dhe dëshire për tu larguar nga vendi ynë!

Edhe në takimin me Komisionerin e BE për Punësimin, i theksova që propaganda dhe mashtrimi janë dy mekanizmat që po ndikojnë te shpopullimi masiv.

Megjithatë, garancia më e madhe është LSI, si partia e të rinjve. Ne i kuptojmë sfidat që kalon çdo njeri sot dhe prandaj kemi hartuar programin e punësimit të të rinjve, me ambicien për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!

Duhet të veprojmë shpejt për të ndryshuar qeverisjen e vendit, para se të gjithë të largohen dhe e vetmja gjë që do të ngelet është betoni, asfalti dhe dosjet e mëdha të korrupsionit që varfëroi deri në shpopullim Shqipërinë.

Koha për shpresë?#LSI?❣”.

SHKARKO APP