Kërpaçi: Për të evituar skenarin më të keq, ja grupet që duhen testuar në masë

Ish-deputetja dhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi përmes një postimi në facebook, i bën thirrje qeverisë që të ndjek strategjinë e Koresë, në mënyrë që të evitohet skenari më i keq. ”Prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç. Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19. Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës”.

Postimi i plotë

Ditët në shtëpi po kalojnë e shqetësimi i qytetarëve për shëndetin nuk mund të bazohet në batuta “do ta kalojmë pa vënë re”, por të merren masa të menjëhershme. Ndaj, një sygjerim i vlefshëm për të evituar skenarin më të keq është prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19. Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky hap u ndoq nga Koreja e cila ka krijuar dhe shembullin e suksesit ndaj koronavirusit me sa më pak përqindje fataliteti. Çfarë na tregon eksperienca globale e mbrojtjes së shëndetit publik nga koronavirusi është se vetëm masat e izolimit nuk mjaftojnë, ato duhen patjetër shoqëruar me testime dhe gjurmim të personave kontakt me të prekurit për të arritur fitoren finale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?