Kërpaçi: Policia gjobit për pandeminë, por i grumbullon të rinjtë në burg pa maska
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar për pamjet e publikuara nga qelitë e paraburgimit, ku dhjetëra të rinj mbahen pa maska për parandalimin e pandemisë.
“Policia gjobit mijëra qytetarë për mosmbajtjen e maskës, jep lajmërim se nuk lejohen tubimet mbi 10 veta në shesh për shkak të përhapjes së pandemisë! Por ndërkohë ndiqni videon më poshtë të shikoni sesi shteti vet thyen ligjet dhe vë në rrezik shëndetin e të rinjve! Turp!”,- shkruan Kërpaçi, në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

