Këshilli Bashkiak, Veliaj merr më shumë vota se PS në Tiranë. Sigurohen 36 mandate
Edhe në Tiranë ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak, ku Partia Socialiste ka arritur të marrë shumicën e votave dhe këshilltarëve.
Sipas KQZ-së, PS ka marrë 147267 vota ose 50.43 % të totalit, një shifër më e ulët krahasuar me votat e Erion Veliajt, i cili arriti të merrte 158852 ose 54.69 %. Me 50,43% të votave, Partia Socialiste ka siguruar 36 mandate për këshilltarët.
Sa i përket koalicionit Bashkë Fitojmë, diferenca me votat e kandidatit Belind Këlliçi është shumë më e madhe.
Koalicioni arriti të merrte 67999 vota për këshillin, ndërsa Këlliçi arriti të merrte 100422 vota. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 15 këshilltarë.
Partia Demokratike ka siguruar 4 këshilltarë, Partia Socialdemokrate 3, ndërsa nga një do të kenë Partia Republikane Shqiptare, LZHK, PDIU, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.