Këshilli Bashkiak zgjedh të premten kryetarin e ri të Himarës, dy kandidatë në garë
Kryebashkiakja e Himarës, Blerina Bala, u dorëhoq nga detyra dhe Këshilli bashkiak mblidhet të premten për të zgjedhur kryetarin e ri të komanduar.
Dy janë kandidaturat për të pasuar Blerina Balën në krye të bashkisë.
Të premten njëri nga dy nënkryetarët Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, do të marrë drejtimin e bashkisë.
Në 29 mars, Këshilli Bashkiak Himarë votoi me shumicë votash kandidaturën e Blerina Balës në krye të bashkisë, pak ditë pasi Jorgo Goro u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre.
KOHA JONË SONDAZH

