Këshilli Drejtues i RTSH/Komisioni i Medias përfundon përzgjedhjen e 5 kandidaturave

Emrat e Xhemal Matos, Valbona Sulçes, Helidon Halitit, Xhelil Aliut dhe Vladimir Myrtezait janë kandidatët e përzgjedhur nga deputetët e maxhorancës, mes 57 kandidatëve që konkuruan për këto poste.

Opozita për shkak të bojkotit parlamentar nuk u bë pjesë e këtij procesi, i nisur në fillim të këtij muaji.Skualifikimi i kandidaturave u bë një e nga një nga komisioni gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura.

Radio Televizioni Shqiptar është enti kryesor publik mediatik në vend, i cili aktualisht funksionon me një këshill të vjetër drejtues.
Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, përcakton funksionimin e KD-së së RTSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?