Këshilli i Emërimeve, Presidenca: Zbatim rigoroz Kushtetutës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune konsultues me krerët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e autorizuar prej tyre për të diskutuar mbi procesin ligjor të përzgjedhjes me anë të shortit të anëtarëve të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë.

Siç njofton Presidenca, në takim morën pjesë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, si dhe Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, të cilët shprehën vlerësimin dhe mbështetjen ndaj Presidentit të Republikës për angazhimin e Tij maksimal në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ruajtje të autoritetit e kompetencave kushtetuese, si dhe parashtruan idetë dhe qëndrimet e tyre për këtë çështje.

“Kreu i shtetit shqiptar, pasi i falënderoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për mendimet dhe pikëpamjet e paraqitura, vuri në dukje rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore, duke theksuar “domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit”, përfundon njoftimi i Presidencës lidhur me konkluzionet e këtij takimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?