Këshilli i Europës shpall Rusinë shtet terrorist: Duhen dhënë armë Ukrainës
Këtë të enjte, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një rezolutë në të cilën e njeh regjimin rus si terrorist. Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko tha se 99 delegatë votuan pro dhe një abstenoi.
“Ky është një rezultat historik! Mbështetje e plotë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ky është një sinjal i fuqishëm në shkallë globale dhe është një hap tjetër për të njohur Rusinë si sponsor të terrorizmit”, theksoi deputeti.
Për herë të parë në histori, Këshilli i Europës deklaroi se duhen dhënë armë. Bëhet fjalë për sistemet e mbrojtjes ajrore për mbrojtjen e popullatës civile.