Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, opozita në protestë te Kryesia e Kuvendit

Këshilli i Mandateve mblidhet sot, 18 dhjetor, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Berisha ka thirrur protestë para Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa pritet nisja e protestës, Policia është në gatishmëri dhe ka blinduar ambientet e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 700 efektivë nga policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare do të jenë të Kryesia e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë marrë të gjitha masat edhe për vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?