Këshilli i Sigurisë në OKB, Guterres: Nuk mund t’i braktisim afganët, pranoni refugjatët

Këshilli i Sigurisë në OKB po mban një takim emergjent lidhur me situatën tragjike në Kabul, ku me mijëra afganistanë po ikin nga atdheu për ti mbijetuar regjimit të talibanëve.

Sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres i’u bëri thirrje talebanëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mbrojnë jetët e civilëve të pafajshëm dhe premtoi se OKB-ja nuk do t’i braktisë afganët në këto momente të vështira. Sipas Guterres, ka raportime të shumta se në Afganistan janë evidentuar shkelje të theksuara të të drejtave të njeriut.

“Jam i shqetësuar në mënyrë të veçantë për shkeljen e të drejtave nga grave dhe vajzave në Afganistan. Ne nuk mund t’i braktisim afganët në këto momente”, tha sekretari.

Po ashtu Guterres i bëri thirrje Këshillit që të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të ushtrojnë presion për të shtypur kërcënimin terrorist në Afganistan dhe kërkoi nga vendet që të pranojnë refugjatët afganë.

SHKARKO APP