Këshilli Kombëtar, Berisha: Rama nuk bën zgjedhje. Të kalojmë nga qëndresa tek forca e fitores
Këtë mbrëmje është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së, ku në fjalën e tij Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët e dinë tashmë se kryeministri Edi Rama nuk bën zgjedhje dhe se bën farsë elektorale.
”Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë”,-tha Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha tha se opozita është shpresa e vetme dhe natyrisht nuk ishin ne shkaku i kësaj, por vendosëm të bëjmë gjithçka për të mbetur si shpresa e pashuar e shqiptarëve. ”Ne ia dolëm të gjejmë një mbështetje botërore në spektrin e djathtë. Janë 3 dokumentet më madhore të 3 organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë ku jepet realiteti në Shqipëri”, tha Berisha.
Për më tepër Berisha tha se demokratët qëndruan për vlerat e konservatorëve: familjen, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor, është detyrë, është mision.