Këshilli Kombëtar i PD vendos anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, i cili po zhvillohet online, vijon. Në mbledhje, Këshilli ka vendosur anulimin e zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të PD, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Po ashtu, pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dorëheqjen e datës 17 Maj 2023 të Nënkryetarit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, u shty për një mbledhje tjetër vlerësimi mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?