Këshilli për Rregulloren: Mira Shehu zëvendëson Luiza Xhuvanin

Pjesëmarrës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullores së Mandateve ishin 4 deputetë dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pasi deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm për shkak të bojkotit.

Sipas rregullores, Kuvendi do të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Më pas, KQZ do të mblidhet dhe do të bëjë kalimin e mandatit tek kandidati tjetër që është në listën shumë emërore të qarkut Vlorë.

Edhe pse në renditjen e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 janë më përpara kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, sipas Kodit Zgjedhor, mandati i lënë nga një femër i kalon një kandidateje tjetër femër.

Sipas këtij kriteri, ajo që pritet të marrë mandatin e lënë nga Xhuvani është Mira Shehu, e renditur e 9 në listën e PS-së. Në rast se kandidatja Shehu refuzon të marrë këtë mandat atëherë i kalon femrës tjetër pasardhëse e cila në këtë rast është Neime Gjika.

Kandidatja Mira Shehu që pritet të marrë mandatin e Xhuvanit ka lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të UPT. 

SHKARKO APP