Këshilli Politik, Gjiknuri: Koalicionet? Ja propozimi ynë për opozitën

Në përfundim të mbledhjes së rradhës të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri bëri publike propozimin që i bëri në emër të forcës politike që përfaqëson opozitës së bashkuar.

“Ne si Parti Socialiste i bëmë një propozim. Nisur nga ndryshimet kushtetuese, na sillni një variant të shkruar nga ata, për koalicionet, bazuar në një vend të Bashkimit Europian. Nëse ne nuk e pranojmë atëherë ti drejtohemi ODIHR-it.

Të gjejnë një vend që I trajtojnë koalicionet si PD, por nuk ka. Dhe të imponohesh me modele joeuropiane, kjo është tallje”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

“Debati është ezauruar më 30 korrik me ndryshimet kushtetuese”, shtoi përfaqësesi i PS.

SHKARKO APP