Këshillimi Kombëtar/ Kryemadhi: Për të mbuluar zullumet e qeverisë. Duhet një ligj evropian për referendumet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quan Këshillimin Kombëtar si një tjetër zullum të qeverisë ”Rama 3” për të mbuluar keqqeverisjen. Për të do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për Universitetin.
”Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale”,-shkruan Kryemadhi në facebook.
Po ashtu kryetarja e LSI-së thekson se duhet një ligj europian për referendumet. ”Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”.
Postimi i plotë
Propaganda e Edi Ramës me emrin ”Këshillim Kombëtar”: do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale.
Faktet flasin me qartë se sloganet! Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetin tek qytetarët.
Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.