Këshillimi Kombëtar, Rama: 130.326 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin
130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimit Kombëtar, sipas kryeministrit Edi Rama.
76.117 qytetarë janë përgjigjur online dhe 54.209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë. Po ashtu Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e “këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë, Shqipërinë”.
Formulari përmban pyetje që lidhen me denoncuesit e pagave fiktive, a duhet të mbrohen ata nga shteti si dhe a duhet të vijojnë të punojnë ata që kanë marrës statusin e pensionistit.