Këshilltar i Ramës? Eksperti amerikan i ekonomisë vizitë në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Elisa Spiropali janë takuar këtë të martë me një nga ekspertët më të njohur në fushën e ekonomisë, amerikanin James K. Sebenius.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shprehet se ka qenë ambasadori i Spanjës në Tiranë “ndërmjetësi”, por që mbeten të paqarta qëllimet e vizitës së ekonomistit amerikan në vendin tonë.

“Kënaqësi e veçantë që bashkë me Kryeministrin takuam ekonomistin amerikan James K. Sebenius, aktualisht profesor i Administrimit të Biznesit në Harvard Business School, bashkëthemelues dhe partner i Lax Sebenius LLC, autor i disa librave të njohur, specializuar në analizimin e këshillimin e qeverive & korporatave në mbarë botën për negociatat e tyre më komplekse dhe sfiduese. Faleminderit Ambasadorit të Spanjës në Tiranë, z. Alvaro Renedo Zalba, për prezantimin miqësor”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?