Këshilltari i Presidentit: Dekretet e Metës, në mbrojtje të parimeve themelore
Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj tha në studion e lajmeve në RTV Ora, se Presidenti Meta ka qenë konsistent në vendimet që ka marrë.
Sipas tij, dekretet kanë qenë në mbrojtje të parimeve themelore të Kushtetutës. “Roli i kreut të shtetit në këtë proces nuk ka të bëjë me të ardhmen e tij politike, por ka të bëjë me këtë detyrë që po ushtron. Në tërësinë e vendimmarrjes jo vetëm për shtyrjen e datës së zgjedhjeve apo anulimin e atyre që ishin fiktive, por po të kthehemi në retrospektivë në dy vjet veprimtari kushtetuese, Presidenti ka qenë konsiston dhe shumë shterues në vendimmarrjen e tij. Ka qartësuar çdo vendim, dekretet kanë qenë të arsyetuara qartë. Pra kanë qenë në mbrojtje të atyre parimeve themelore që vet kushtetuta flet”,- tha Dervishaj.
- Kreu i shtetit: Zgjedhjet janë shtyrë dhe pesë herë të tjera
- E ka vendosur Gjykata e Strasburgut, jo zgjedhje me 1 kandidat
- Meta: Kuvendi e ka bërë gjykimin para nisjes së hetimit
- Presidenti në komisionin hetimor, Fuga: Çfarë turpi!
- Lefter Maliqi: Kuvendi show me Presidentin
- Meta: Rama e Basha, “marrëveshje” për konfrontim, donin gjakderdhje
KOHA JONË SONDAZH

