Këshilltari i Presidentit, Dervishaj: Në shkresën e Kuvendit ka elementë penalë. Janë objekt i SPAK-ut

Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj foli për elemente të karakterit penal në manipulimin që ka bërë Kuvendi me shkresën e dërguar në Kushtetuese.

Dervishaj tha se mund të jenë përfshirë disa zyrtarë administrativë të Kuvendit apo ish-funksionarë të lartë politik.

Përmban edhe elemente të karakterit penal ku mund të jenë përfshirë 1-2, disa zyrtarë të lartë administrativë të Kuvendit apo ish-funksionarë të lartë të nivelit politik që janë objekt procedimi nga struktura e Posacme. Kjo është arsye që kallëzimi i paraiqtet edhe SPAK edhe Prokurorisë së Tiranës”, tha Dervishaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

U evidentua qartë edhe përpara Gjykatës Kushtetuese faktet e manipulimit të disa akteve shkresore që Kuvendi i depozitoi pa ia kërkuar njeri. Nga krahasimi i dokumentave të sjella nga Kuvendi i Shqipërisë, brenda përmbajtjes së dy dokumentave rezultonin ndryshime thelbësore në datë dhe në përmbajtje të pikës 20 ku përcaktohej rendi i ditës së datës 7. Përmes këtyre manipulimeve tentohej të orientohej Kushtetuesja drejt një datë 5 që të tentohej rrëzimi i pretendimeve të Presidentit dhe kishin të bënin me afatin 48 orë. Manipulimi është i dukshëm, data 6 ndryshon nga data 5, përmbajtja e urdhrit ndryshon. Ajo që ishte jo konsistenca e veprimit, që në hyrje të seancës gjyqësore kur kryetarja Tusha celi seancën dhe informoi palën që kanë ardhur prova të reja, pala reja deklaron se këto prova i kemi sjellë për të rrëzuar pretendimet e Presidentit. Por do t’i rrëzonin përmes ndryshimeve të datave dhe përmbajtjes. Për të justifikuar që kemi respektuar 48 orëshin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?