Këshilltari Juridik i Presidentit: Teste të shpejta në kufi për emigrantët. E drejta e votës nuk mund të ndalohet

Bledar Dervishaj, Këshilltar Juridik i Presidentit Ilir Meta, shprehet se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të futur në karantinë emigrantët, u heq atyre një të drejtë universale dhe Kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Dervishaj shprehet se qeveria mund të zgjidhë situatën duke vendosur teste të shpejta për koronavirusin në pikat kufitare.

“Hipokrizi, manovër, përpjekje që do dështojë. Fillimisht bën çmos për ti pamundësuar ushtrimin e të drejtës së votës.Tani bën çmos që të dekurajojë emigrantët nga Greqia që dhe po erdhën për të votuar, do t’i izolojë me arrest shtëpie, me argument pandemie!!!

Test të shpejtë në pikën kufitare, meqë ju griu meraku i përhapjes së epidemisë. Në të kundërt argumenti bie. Shteti ka detyrimin kushtetues të garantojë sigurinë publike, pa cenuar aspak ushtrimim e të drejtës për të zgjedhur.

E drejta për të zgjedhur është universale, kushtetuese, dhe nuk mund të kufizohet për asnjë shkak veç atyre që parashikon kushtetuta në nenin 45.

Argumentet e tjera, dështim i radhës”,- shkruan Dervishaj në një postim në Facebook.

SHKARKO APP