Këtë të dielë Rama niset drejt Gjermanisë, zbardhet axhenda
Politikë E Mërkurë, 6 Prill 2022 21:12
Kryeministri Edi Rama, këtë të dielë do të niset drejt Gjermanisë, atje ku do të pritet nga kancelari Olaf Scholzh.
Takimi do të zhvillohet të hënën (11 prill), dhe foksi i diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE, por edhe lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj.
Po ashtu Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat Shqiptare.