Kryeministri Rama: “Këtu mungon një zgarë se do haja unë pula!”
Gjatë vizitës në panairin e Bujqësisë, kryeministri Edi Rama u përball me ankesat e prodhuesve për mungesën e tregut brenda dhe jashtë vendit.
Një fermer foli për goditjet që ka pësuar nga gripi i shpendëve dhe kriza e çmimeve, duke thënë se është një situatë e vështirë.
Kryeministri Rama ofroi veten për tu treguar qytetarëve se gripi i shpendëve nuk transmetohet te njerezit.
“Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula, duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin”.- tha Rama, duke mos hequr dorë nga batutat e tij.
Rama poston në facebook statusin e mëposhtëm:
“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për ca minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëme”.