KiE: Partitë në Shqipëri nuk kanë kulturë bashkëpunimi
Përmes një raporti të hartuar nga deputeti socialist, Schennach në Asamblenë e Përgjithshme, Këshilli i Evropës ka shprehur shqetësimin e tij sa i përket klimës politike në vend.
Kështu, në raport theksohet se forcat politike duhet të bashkëpunojnë jo vetëm të detyruara nga legjislacioni.
Sipas KiE-së, mes palëve duhet të ekzistojë kultura e bashkëpunimit.
Dokumenti që po shqyrtohet thotë se shqetësim për zhvillimin e Shqipërisë mbetet korrupsioni, si edhe politizimi i shërbimit civil.
“Përshëndesim progresin e arritur në disa fusha, por shprehim keqardhje për klimën politike të polarizuar”, thuhet në dokumentin e Këshillit të Evropës.
KOHA JONË SONDAZH

